Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet të garantojë se qytetarët do të mund të marrin dozën e dytë të vaksinës pas 21 ditëve.
Pas ardhjes së disa dozave të vaksinave anti COVID-19, të siguara nga Bashkimi Evropian, Haxhiu thotë se duhet të llogaritet koha kur vjen donacioni i radhës me vaksina.
Kjo për shkak se Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka kontratë për furnizim me vaksina.
/Gazeta Enigma/.