Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Fushë Kosovë.
Ajo dyshohet për ngacmim seksual ndaj një burri dhe se i ka vjedhur para.
E njëjta është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. E dyshuara poashtu dyshohet se i ka vjedhur para viktimës. Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.