Dyshohet se ka vdekur njëri prej personave të lënduar në vendin e punës në Prishtinë.
Personi që dyshohet se ka vdekur është një 45 vjeçar nga Prishtina.
Më herët raportuam se dy persona janë lënduar në vendin e punës.
Mësohet se ata kishin rënë nga një lartësi, ku ishin duke punuar, në vende të ndryshme të punës.
Policia e Kosovës ende nuk kanë ndonjë informacion në lidhje me rastin.