Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka përmendur sërish sot Kosovën, duke thënë se është një precedent për Donetskun dhe Luhanskun, kështu ka raportuar media serbe B92.
Sipas tyre, Putini ka thënë se para institucioneve ndërkombëtare në atë kohë ishte pranuar që Kosova nuk duhej t’i kërkonte shteteve tjera leje për pavarësi, por se kishte të drejtë ta shpallte atë.
“Të dy Donetsk dhe Luhansk bënë të njëjtën gjë. Ata nuk duhej të kërkonin leje nga autoritetet e Kievit,” ka thënë Putin.
Ai përsëriti se ata mund të vendosnin vetë, raporton media B92.
“Ne arritëm një marrëveshje me ta për ndihmën e ndërsjellë. Ne kishim të drejtën, në përputhje me kartën e OKB-së, t’u jepnim atyre ndihmë ushtarake,” tha ai.