Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. E një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘Eqrem Vlora’ në Prishtinë, ku një i moshuar ka raportuar në Polici se është rrahur nga djali i tij.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 78-vjeçari ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij 55-vjeçar.
Për shkak të lëndimeve të marra, i moshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë njësitet policore kanë shoqëruar në stacion të dyshuarin.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që 55-vjeçari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.