Askush nuk do të jetë i përjashtuar nga kontrolli dhe verifikimi i integritetit në sistemin e drejtësisë.
Pas konfirmimit nga Komisioni i Venecias se ky proces mund të nisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky proces do të nisë nga lart në hierarki.
“Vetting do të ketë dhe atë të plotë dhe siç duhet, duket filluar nga krerët e institucioneve të Drejtësisë”, është shprehur ajo, njofton KlanKosova.tv.
“E kemi theksuar nevojën që verifikimi i integritetin profesional, personal dhe ai i pasurisë që bëhet nga nivelet e larta. Vetting pra do të ketë nga krerët dhe me pasë do të garantohet kontrolli për të gjithë”.