Punëtori 45 vjeçar, Jakup Berisha i cili ndërroi jetë të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve të marra në vendin e punës do të varroset sot në varrezat e fshati Zakut, të Podujevës.
45 vjeçari ra nga një lartësi në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
Ndryshe, rastin e kishte konfirmuar për Telegrafin edhe Policia e Kosovës, ku në përgjigjen e tyre thuhej se rasti ishte iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.
“Sot në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast ‘Hetim mbi vdekje’. Rasti ka ndodhur në rrugën Dëshmorët e Gollakut, ku viktima mashkull dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, thuhej në përgjigjen e tyre.