Barcelona dhe Kielce do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve në hendboll

Barcelona dhe Kielce do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve në hendboll

Barcelona dhe Kielce do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve në hendboll në Koln të Gjermanisë.

Kampionia aktuale e Evropës, Barca, ka mposhtur Kielin gjerman me rezultat 34:30 në një ndeshje të madhe gjysmëfinale.

Barçën drejt fitores e ka udhëhequr Gomez Abello, i cili ka shënuar plot 12 gola.

Në radhët e Kielit, Patrick Wienczek shënoi shtatë gola.

Më herët në gjysmëfinalen e parë hendbollistët e polak të Viva Kielce kanë mposhtur ekipin hungarez Veszprem me 37:35.

Në skuadrën e Kielces u dallua Moryto me tetë gola, ndërsa Igor Karaçiç i shtoi pesë gola. Te Veszprem më efikasi ishte Manuel Strlek me shtatë gola.

Finalja luhet të dielën, ku Barcelona është në kërkim të titullit të dhjetë evropian, ndërsa Kielce do të tentojë të fitojë titullin e dytë. 

Related Articles