Kryediplomati turk Mevlut Cavusoglu do të takohet sot me krerët e institucioneve të Kosovës.
E fundit, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se shefi i Qeverisë, Albin Kurti do ta presë në zyrë Cavusoglun.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë. Koha: 11:50”, thuhet në njoftim.
Cavusoglu mbërriti dje në Kosovë, ku do të qëndrojë edhe sot. /Gazeta Enigma/