MAShT-i: Fillon mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë

MAShT-i: Fillon mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë

Të mërkurën ka filluar mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19, krejt kjo e bazuar në vendimin e datës 20 prill 2021 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, raporton Gazeta Enigma.

Shumica e drejtorive komunale të arsimit i kanë dërguar në MAShTI raportet e tyre të cilat konfirmojnë se ky proces ka nisur ashtu siç është paraparë.

Drejtoritë Komunale të Arsimit do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues.

“Mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19 po organizohet në të mirë të këtyre fëmijëve. Prioritet i MAShTI mbetet përmirësimi i rezultateve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim është theksuar se se MAShT-i do të jetë në mbështetje të mësimdhënësve dhe nxënësve që ky proces të ketë sukses.

Related Articles