Albulena Haxhiu: Kemi planin B nëse opozita nuk e voton vetingun

Albulena Haxhiu: Kemi planin B nëse opozita nuk e voton vetingun

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria ka Planin B nëse dështon votimi i vetingut në Kuvend.

Haxhiu ka cekur gjithsesi se qeveria do të tentojë të arrijë marrëveshje me opozitën për këtë çështje. Ajo këto i ka shkruajtur në një bashkëbisedim me qytetarë në rrjetin social Instagram.

“Ne synojmë ndryshimet kushtetuese dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin subjekt politik pra edhe partitë opozitare”, shkroi ajo.  

“Sigurisht që e kemi edhe planin B me ndryshime ligjore”, shtoi Haxhiu.

Haxhiu po ashtu bëri të ditur se vetingu do të prekë edhe nivelet e larta të Policisë së Kosovë, përpos atyre të gjyqësorit.

“Do të ketë veting për sistemin e drejtësisë dhe për nivelet e larta të policisë. Ministra e Punëve të Brendshme ka themeluar grupin punues për këtë”, përfundoi ajo.

Related Articles