Është gjetur pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij, në Pejë.
Në bazë të raportit të policisë thuhet se viktima ishte rrëzuar nga pema dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
“Është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.