Sekiraqa largohet nga KF Flamurtari, lojtari merr oferta të shumta

Sekiraqa largohet nga KF Flamurtari, lojtari merr oferta të shumta

Edhe në Ligën e Parë të futbollit kosovar janë duke u bërë lëvizje të shumta gjatë afatit kalimtar të verës.

Futbollisti mbrojtës, Dardan Sekiraqa, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Klubit Futbollistik “Flamurtari” nga Prishtina, raporton Gazeta Enigma.

23-vjecar për dy vite me radhë ka mbrojtur ngjyrat e kryeqytetasve ku ka qenë një nga më të dalluarit.

Enigma mëson se për futbollistin kanë shprehur interesim shumë skuadra të njohura.

Kujtojmë që Sekiraqa më parë ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës dhe Llapit.

/GAZETA ENIGMA/  

  

Related Articles