Është shënuar sot Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve “Unë isha refugjat”

Është shënuar sot Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve “Unë isha refugjat”

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve është shënuar sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë përmes aksionit “Unë isha refugjat”.

Qytetarët me këtë rast kanë shënuar emrat për gjithë ata që ishin refugjatë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fjona Haxhismajli nga Organizata “Nisma e te rinjve për të drejtat e njeriut”, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që qytetarët që kanë qenë refugjatë gjatë luftës t’i ndajnë rrëfimet e tyre.

Përmes një aksioni rrugor, ne po e shënojmë këtë ditë duke vendosur fjali se unë kam qenë refugjatë, por gjithashtu edhe ‘unë përkrahi refugjatët’. Në këtë mënyrë po angazhojmë qytetarët që në mënyrë simbolike të mbetet një dokument, një mënyrë që të gjithë të jemi pjesë e aksionit.

Aty po e nënshkruajnë dhe po e vendosin emrin e tyre, por gjithashtu në këtë mënyrë po kanë edhe mundësinë të ndajnë storjet e tyre, sepse ne kemi krijuar një platformë virtuale ku gjendet në internet, është muzeu virtual i refugjatëve. Aty janë storjet e ndryshme, gjithashtu edhe narativa të ndryshme të njerëzve që tashmë kanë ndarë.

Prej 2020 është si platformë, njerëzit kanë ndarë storjet e tyre të refugjatëve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kemi storje nga me të ndryshmet dhe nga njerëz të etnive të ndryshme”, theksoi Haxh ismajli.

Related Articles