Klubi Futbollistik “Vushtrria” ka filluar mobilizimin për sezonin e ri në Ligën e Parë.
Skuadra vushtrriase synimin kryesor edhe këtë sezon do ta ketë inkuadrimin në Superligën e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Vushtrria tashmë ka zyrtarizuar në radhët e veta futbollistin Dren Ahmeti.
Ahmeti së fundmi ka qenë pjesë e KF Llapit ku arriti të fitojë Kupën dhe Superkupën e Kosovës.
Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: /Gazeta Enigma/