Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) , e ka përfunduar procesin e auditimit të performancës së hidrocentraleve në Kosovë.
Lajmin për FrontOnline, e kanë bërë të ditur nga ZKA-ja.
“Po, procesi i auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe ndikimi i tyre në mjedis dhe ujëra (2015 – 2021)” ka përfunduar”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërsa të gjeturat e raportit gjatë auditimit të hidrocentraleve do të bëhen publik të premten.
“Raporti do te publikohet këtë te premte, date 24.06.2022, dhe do të prezantohet në tryezën “Ujrat e drejtë e njeriut – mbikëqyrja dhe llogaridhënia” organizim i përbashkët i Auditores së Përgjithshme dhe Avokatit të Popullit, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit”, kanë bërë të ditur nga ZKA-ja.
Procesit të auditimit nga ZKA-ja iu kanë nënshtruar të gjitha Hidrocentralet private të cilat janë pajisur me leje të punës.