Ambasada amerikane në Kosovë, nsë fundmi ka reaguar për marrëveshjen e arritur me Serbinë për energjinë sot në Bruksel.
Përmes një postimi në Twitter, thuhet se marrëveshja është dëshmi që kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.
SHBA ka kërkuar që të dyja vendet të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses.
“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e ambasadës në Twitter.