Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, në t7 ka folur rreth marrëveshjes për energji mes Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast ka thënë se qeveria aktuale kur ka qenë në opozitë i ka trajtuar në mënyrë joserioze dialogun Kosovë – Serbi, por tash “jemi hyrë në një proces ku pozicioni i kryeministrit e mund pozicionin e individit, në këtë rast të Kurtit”.
Ai tha se marrëveshja është e njëjtë me atë të vitit 2013 dhe 2015 dhe duhet parë si një hap pozitiv në procesin e dialogut.
“Dialogu Kosovë – Serbi që bëhet me lehtësimin e Bashkimin Evropian është një projekt serioz, një ndërmarrje serioze e cila është votuar edhe në Kombet e Bashkuara dhe kërkesës së SHBA-së dhe shteteve të BE-së dhe sigurisht që kjo marrëveshje dhe të gjitha marrëveshjet janë serioze ne vetë natyrën politike por edhe teknike. Problemi këtu qëndron se qeveria aktuale kur ka qenë në opozitë i ka trajtuar në mënyrën më joserioze këtë proces dhe i ka përthjeshtësuar në një diskurs, në të cilin ‘këta tradhtarët po e shesin Kosovën’, përndryshe çështja e dialogut është çështje vetëm e palës kosovare, kur të vijë në zhargonin e tyre kur të vijë Albin Kurti nuk do të lejojë, nuk do të shantazhohet e përralla të tilla. Dhe tash jemi hyrë në një proces ku nuk ka hapësirë të madhe manovruese askush, dmth pozicioni i kryeministrit e mund pozicionin e individit, në këtë rast Kurtit dhe natyrisht që marrëveshja është po e njëjta me vitin 2013 dhe 2015. Natyrisht që në një projeksion të SHBA-ve dhe BE-së duhet parë si një hap pozitiv për procesin e dialogut por edhe për vetë popullatën e Kosovës”, tha ai.
Berisha tha se çfarë është bërë për marrëveshjen për energjinë kur përmbajtja është e njejtë.
“Ndryshon Albin Kurti vazhdimisht, në fakt nuk ndryshojnë, ata kanë manipulu edhe në pushtet kanë ardhë përmes propagandës dhe tani po përpiqen që përmes propagandës të mbajnë pushtetin, por është gjë e pamundur kur hyn në relacione ndërkombëtare, sepse aty hapësira manovruese e Kurtit është e kufizuar. E pashë edhe me çfarë propagande ai proklamoi se pas një pune të gjatë e kontributit etj, nuk e di se cila punë është bërë aty kur përmbajtja është e njëjtë”, tha Berisha.