Dy të burgosur i zuri sherri dje në Burgun e Dubravës, pas një mosmarrëveshje gjatë periudhës së paraparë për shëtitje. Sinjali raportoi se dy të burgosurit, njëri 21-vjeçar e tjetri 36-vjeçar u kapën mes vete, për çka intervenuan oficerët e Policia.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se dy personat që u përfshinë në këtë përleshje janë Lednik Nishefci (21) dhe Blerim Sinani (36).
Gjithçka dyshohet se ndodhi kur i dyshuari, 21-vjeçar e kishte ndaluar viktimën 36-vjeçar, duke i thënë që t’ia lirojë rrugën dhe pasi ky i fundit kishte refuzuar, aty kishte nisur konflikti.
Nishefci e kishte goditur të burgosurin tjetër me grushte në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor.
Pasi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka marrë deklaratat e dy palëve të përfshira në rast, me ç’rast i dyshuari e ka mohuar se ka qenë ai i pari që nisi debatin.
I riu u tha zyrtarëve policorë se i burgosuri tjetër e kishte sulmuar fillimisht derisa ai po priste në radhë për të telefonuar dhe si pasojë e sulmit, ai e kishte goditur në vetëmbrojtje.
Pas marrjes së deklaratave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruara që të nisin hetimet ndaj të dyshuarit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”