Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pasnesër do të shqyrtojë aplikacionin e kompanisë serbe, “Drustvo Elektrosever”, për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës.
Operimi i kompanisë “Elektroserver” është pjesë e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, përmes së cilës, banorët në veri do të paguajnë faturat e energjisë, njëjtë si në të gjithë territorin e Kosovës.
Në këtë mbledhje, e nënta e këtij bordi, në rend dite janë 23 pika.