Qentë iu vërsulën në oborrin e QKUK-së, mjeku thyen krahun

Qentë iu vërsulën në oborrin e QKUK-së, mjeku thyen krahun

Sulmet e qenve endacakë brenda oborrit të QKUK-së janë shpeshtuar muajve të fundit.

Dy javë më parë e pësoi edhe specializanti i Psikiatrisë , Venhar Rexhi, ku gjatë kujdestarisë rrugën të cilën e bëri  nga klinika për tek zyra e pranimit në Urgjencën e Psikiatrisë, u sulmua nga një turmë e qenve endacakë, ku pësoi edhe thyerje.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci tha se specializanti nuk u kafshua nga qentë por në ikje e sipër pësoi lëndime duke e thyer krahun e dorës së djathtë.

Ku për këtë iu desh t’i nënshtrohet edhe intervenimit kirurgjik në Klinikën e Ortopedisë. Kësisoj kjo situatë e rëndoi edhe më shumë gjendjen psikike të specializantit.

Derisa, para dy muajve televizioni pati raportuar se si dy mjekë brenda të njëjtës ditë në vendin e punës, në  QKUK-së  ishin sulmuar nga qentë endacakë.

Nga ShSKUK thonë se shpresojnë që kërkesat e tyre ti marrin parasysh Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit si dhe Komuna e Prishtinës.

Related Articles