Rrahje mes disa personave në Fushë-Kosovë, njëri theret me thikë

Rrahje mes disa personave në Fushë-Kosovë, njëri theret me thikë

Sipas raportiti të policisë një rrahje ka ndodhur të mërkurën në Fushë Kosovë në mes të disa personave, raporton Gazeta Enigma.

Policia tutje ka njoftuar se njëri nga personat e përfshirë në rrahje është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për tretman mjekësor.

“Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 22.06.2022 – 00:10. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave ku si pasojë viktima mashkull kosovar është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “Pjesëmarrje në rrahje”. /Gazeta Enigma/

Related Articles