Terminet për aplikim për viza Schengen/ Ky është njoftimi i fundit nga Ambasada Gjermane në Kosovë

Terminet për aplikim për viza Schengen/ Ky është njoftimi i fundit nga Ambasada Gjermane në Kosovë

Ambasada Gjermane në Kosovë, ka njoftuar se terminet për aplikim të vizave Schengen, nga mesi i shtatorit mund të rezervohen që tani nëpërmjet kontraktorit të jashtëm VisaMetric.

Kjo është bërë në mënyrë që koha e pritjes të jetë sa me e shkurt për aplikim të vizave dhe siç thuhet në njoftim, ky bashkëpunim është dëshmuar tashmë në disa shtete.

NJOFTIMI I PLOTË:

Terminet për aplikim për viza Schengen për udhëtime drejt Gjermanisë nga mesi i shtatorit mund të rezervohen që tani nëpërmjet kontraktorit të jashtëm VisaMetric

Për të ofruar më shumë termine për aplikim për vizë Schengen dhe një kohë pritjeje dukshëm më të shkurtër, Ambasada Gjermane në Prishtinë duke filluar nga mesi i shtatorit për aplikim për viza Schengen do të bashkëpunojë me një shërbyes të porositur dhe të kontraktuar nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin. Ky bashkëpunim është dëshmuar tashmë në disa shtete.

Çfarë ndryshon për aplikuesit?

Çfarë ndryshon për aplikuesit?

Kontraktori ju ndihmon për të aplikuar për vizë Schengen dhe ia përcjell dokumentacionin tuaj Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku edhe më tej shqyrtohen dhe merret vendim për aplikacionet. Kontraktori do të mundësojë një rezervim dukshëm më të shpejtë të termineve në kohë më të shkurtër dhe ofron shërbimet e tij në këmbim të një takseje duke filluar nga 30 EUR. Përveç kësaj, kontraktori, si opsion, do të ofrojë edhe shërbime të tjera (p.sh. fotografim për fotografi biometrike të formatit të pasaportës, shërbim VIP në një ambient komod, etj.).

Related Articles