Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të rasteve të reja me COVID-19.
Në njoftim është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirus.
Ndërkaq, gjatë kësaj kohe në vendin tonë janë regjistruar 29 raste të reja poizitve, teksa janë shëruar 15 pacientë.
Aktualisht në Kosovë janë 168 raste aktive me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
23 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.280 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 280 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.
Në total numri i rasteve aktive është 168.