Vendosja e protokollit në kornizën e negociatave e bën të papranueshëm propozimin francez për palën tonë, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e fqinjësisë së mirë kanë qenë gjithmonë në dokumentin bazë, në paragrafin 5, shkruan Alsat.
“Meqenëse se u krijua një histeri e tillë lidhur me propozimin francez, ndërkohë që aty ka edhe një çështje që ne e vërejtëm dhe që e bënë të papranueshëm për ne. Ajo është çështja e vendosjes së protokollit në kornizën negociuese, edhe pse edhe në propozimet e deritanishme edhe në Komision edhe gjatë kryesimit gjerman, kryesimit portugez madje edhe kryesimit slloven, gjithmonë Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të mirë kanë qenë në dokumentin bazë, në kornizën negociuese në paragrafin 5”, tha Osmani.
Sipas propozimit aktual, gjuha maqedonase është një nga 25 gjuhët e BE-së dhe si e tillë bëhet pjesë e kornizës negociuese, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Sipas tij kjo është një nga fitoret më të mëdha për popullin dhe shtetin e Maqedonisë.
“Sipas asaj që tani është si propozim, gjuha maqedonase mbetet një nga 25 gjuhët e BE-së pa asnjë kualifikim, plotësim dhe interpretim. Bullgaria nuk do ta kontestojë këtë sepse bëhet pjesë e kornizës negociuese dhe korniza negociuese është dokumenti bazë që përcakton procesin dhe më pas është bazë për nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim”, tha Osmani./Alsat/