Legia e Varshavës humbi dje 1-0 në miqësoren kundër Sepsi.
Në fushë për polakët ishin edhe Lirim Kastrati, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka. Dyshja e Shqipërisë U-21 pati angazhimin me Shpresat, me teknikun e Legia që iu dha disa ditë më shumë pushimi.
Në duelin e djeshëm, Muçi mori përsipër një goditje dënimi nga distanca e largët. Nëse me fanellën e Tiranës, Muçi shënonte nga distanca të tilla, goditja e djeshme ishte për t’u harruar, me sferën që përfundoi tutje katërkëndëshit, duke dalë jashtë rrethimit të fushës.
Kaq ka mjaftuar që në stadium të plaste e qeshura, me videon që është bërë virale në rrjetet sociale.