Janë publikuar pamjet nga momenti kur disa agjentë civilë të policisë vunë në pranga 3 nga 4 personat e akuzuar për vjedhje në bashkëpunim në kuadër të operacioni “Kompleksi”. Operacioni u zhvillua në zonën e Astirit, në Tiranë.
Siç duket në këtë video amatore, grabitësit janë nxjerrë nga makina e tyre, janë shtrirë në tokë dhe po prangosen nga punonjësit e Policisë.
Njëkohësisht me prangosjen, efektivet sigurojnë edhe makinën që vihet në lëvizje.
Grabitësi i katërt u arrestua në një zonë tjetër, ndërsa një person që i ka ndihmuar, banues në Kavajë, është shpallur në kërkim.
Operacioni u finalizua nga Komisariati nr. 6 dhe Policia tha zyrtarisht se janë dokumentuar disa grabitje në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re.
Leonard Zuna, Mirjon Muslia, Elsaed Maqinaj dhe Izmir Xhauri dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e një shtetasi, si dhe një automjet tip “BMW” të po të njëjtit person, që më pas e kanë shitur.
Gjithashtu, më datë 22 Qershor po në të njëjtën zonë dyshohet se kanë vjedhur sende personale në një automjet.
Për të parë videon nga momenti i arrestimit të grabitësve klikoni KËTU