Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, së fundmi ka njoftuar se qyteti i tij do t’i mundësojë çiklistëve shtigje prej 3 km.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka treguar se rruga “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj, tashmë ka shtigjet 3 kilometrike të biçiklistëve.
Postimi i plotë:
“Një superlajm për çiklistët ferizajas. Rruga “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj, tashmë ka shtigjet 3 kilometrike të biçiklistëve, duke i mundësuar këtyre të fundit, hapësirë qarkulluese me standarde, për t’i shtuar edhe bukurinë kësaj pjese të qytetit”.