MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka vijuar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 50 masa tejkalim të shpejtësisë, 16 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë për kalim në semaforë me ngjyrë të kuqe.
Janë shqiptuar 19 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, katër masa për përdorim të celularit, 12 për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e MPB-së