Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimin për rastin e raportuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i cili pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj për Klankosova.tv ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë rast.
“I nderuar, rastit te cilit ju keni referuar, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rënde”, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim te ndriçimit te gjitha rrethanave te kësaj çështjeje penale. Rasti është ne hetime”, është shprehur Ulaj për Klankosova.tv.