Pas largimit nga Vushtrria, trajneri i njohur, Samuel Nikaj do të bëhet shumë shpejt me skuadër të re.
Nikaj i dha fund aventurës me klubin vushtrrias së fundmi pas dështimit për inkuadrim në Superligën e Kosovës.
Mirëpo, mision tjetër të njejtë, Nikaj do ta ketë edhe në edicionin e ardhshëm, por me një klub tjetër.
Burime të FrontOnline mësojnë se Nikaj do ta marrë drejtimin e Vëllaznimit të Gjakovës.
Portali bënë me dije se marrëveshja është arritur dhe se zyrtarizimi do të vie shumë shpejt.
Në Kosovë, ai njihet ndryshe edhe si “ekspert” i inkuadrimit të skuadrave në elitën e futbollit.
Ndryshe, para Vushtrrisë, Nikaj ka drejtuar skuadrat si Liria, Flamurtari, si dhe në Shqipëri te Burreli, Kastrioti, Besëlidhja, Tërbuni, Adriatiku, etj.
Edhe si futbollist, 44-vjeçari kishte bërë një karrierë të bujshme në futbollin shqiptar.