Tre zyrtarë të Administratës së Kuvendit të Kosovës u bënë me ora të dorës në mars të këtij viti.
Për këtë, institucioni më i lartë ligjvënës i shtetit u angazhua që nga fundi i janarit.
Për blerjen e këtyre orave, më 26 janar kishte nisur aktiviteti i prokurimit. Më 10 mars u hapën tenderët, ndërkaq katër ditë më vonë, Kuvendi nënshkroi kontratën me “Ora Group SH.P.K”.
Vlera e kontratës ishte 291 euro.