Kurti takohët sot me anëtarët e bordit të OSHP-së

Kurti takohët sot me anëtarët e bordit të OSHP-së

Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot anëtarët e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, të votuar gjatë javës së kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri theksoi rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit përmes zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore në fuqi.

Për më tepër, kryeministri potencoi përgjegjësinë që anëtarët e këtij Bordi kanë dhe nevojën e domosdoshme për të garantuar transparencë, dhe për të dëshmuar profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës.

Kurti shprehu nevojën e dëshmimit të pavarësisë së plotë të punës së Bordit, nga të gjitha strukturat dhe pushtetet e vendit, duke thënë se kjo mund të shkojë në dobi të fuqizimit të shtetit ligjor dhe kthimit të besimit të qytetarëve, bizneseve e investitorëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Related Articles