Deputetë nga pozita e opozita vizitojnë të paraburgosurit në Hagë

Deputetë nga pozita e opozita vizitojnë të paraburgosurit në Hagë

Deputetë nga pozita e opozita, qëndruan së bashku në Gjykatën Speciale në Hagë.

Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, realizuan vizitën në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Kuvendi njoftoi se ata panë për së afërmi gjendjen e të paraburgosurve, çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ecurinë në vazhdim lidhur me këtë proces.

Kështu, deputetët Duda Balje, Tinka Kurti, Eliza Hoxha dhe Alban Bajrami,vizituan të paraburgosurit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Hysni Gucati, Pjetër Shala dhe Nasim Haradinaj.

“Anëtarët e komisionit panë për së afërmi gjendjen e të paraburgosurve, çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ecurinë në vazhdim lidhur me këtë proces”, shkruan në konmunikatën e Kuvendit.

“Ajo që bie në sy, ishte gjendja e mirë shëndetësore, fuqia morale dhe vendosmëria që i karakterizon ata, për t’ia dalë mbanë në mbrojtje të kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së dhe të themeleve të shtetësisë së Republikës së Kosovës”, shkruan në këtë komunikatë.

Deri më tash, shumë personalitete i kanë vizituar të paraburgosurit në Hagë, por nga niveli i lartë janë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kurse nga Shqipëria, kryeministri Edi Rama.

Related Articles