Tre fëmijë dyshohet se janë vrarë me thikë nga nëna e tyre

Tre fëmijë dyshohet se janë vrarë me thikë nga nëna e tyre

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Georgia, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 3 fëmijë kanë vdekur, ndërkohë që dyshohet se janë vrarë me thikë nga nëna e tyre, gjatë një zjarri që kishte rënë në banesë.

Zjarrfikësit u lajmëruan për zjarrin dhe kur hynë në shtëpi, gjetën 7 fëmijë brenda, dy prej të cilëve të vdekur, ndërsa i treti vdiq në spital.

Viktimat ishin të moshës 9 muajsh, 3 vjeç dhe 5 vjeç. Të tre kishin plagë me thikë.

Gruaja 40-vjeçare është arrestuar nga policia dhe po mbahet në paraburgim, me akuzën për vrasje./A2CNN

Related Articles