G7 të bashkuar për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kievit

G7 të bashkuar për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kievit

Liderët e shtatë vendeve më të pasura të botës kanë premtuar se do ta mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa duhet”, kjo u tha në ditën e dytë të një samiti në Gjermani.

Në një deklaratë, grupi G7 tha se Rusia duhet të ndalojë bllokimin e daljes së ushqimit nga portet e Ukrainës.

Duke iu drejtuar samitit përmes video-lidhjes, presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelensky, bëri thirrje për më shumë armë të rënda nga aleatët perëndimorë.

Udhëheqësit e G7 janë nën presion për të qenë të bashkuar në qasjen e tyre kundër rritjes së agresionit rus.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike dhe do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, thanë ata në një deklaratë të formuluar, të hënën.

“Mbetemi të tmerruar dhe vazhdojmë ta dënojmë luftën brutale, të paprovokuar, të pajustifikueshme dhe të paligjshme të agresionit kundër Ukrainës nga Rusia, të ndihmuar nga Bjellorusia”.

Udhëheqësve të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, u janë bashkuar në Bavari të Gjermanisë dy përfaqësues nga Bashkimi Evropian.

Bisedimet e nivelit të lartë u mbajtën, derisa forcat ruse përshkallëzuan sulmet e tyre në Ukrainën lindore, ku zyrtarët thanë se një qendër tregtare u godit nga një raketë në qytetin Kremenchuk, duke vrarë të paktën dy persona, shkruan BBC.

Related Articles