Për një lop dy persona përleshen me sopat

Për një lop dy persona përleshen me sopat

Dy persona janë përleshur pasditen e sotme në fshatin Bardhaniq të komunës së Gjakovës, shkruan Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetë Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

”Me datën 27.06.2022 Stacioni Policor-Gjakovë është informuar se në fshatin Bardhaniq rreth orës 19:25 i dyshuari mashkull/kososvar kishte goditur viktimën po ashtu mashkull/kosovar lindur në vitin 1950, me sopatë, me çrast i kishte shkaktuar lëndime të rënda”, tha ai për Enigmen.

Tutje ai ka bërë të ditur se ”policia së bashku me njësitet tjera relevante policore kanë dal në vendngjarje”.

Elezaj ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.

“Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, tha ai.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit për Krime të Rënda, me urdhër të të cilit rasti iniciohet “Vrasje në Tentativë”. Rasti vazhdon me hetime”, ka përfunduar Elezaj. /Gazeta Enigma/

Related Articles