Tetë të vdekur në Lysychansk të Ukrainës nga një sulm raketor

Tetë persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë lënduar si pasojë e një sulmi raketor që ka ndodhur në qytetin Lysychansk të Ukrainës.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai, sot para se të ndodhte sulmi u kishte  kërkuar civilëve që të largohen urgjentisht nga Lysychansk “për shkak të kërcënimit real për jetën dhe shëndetin”.

Lysychansk është qyteti i fundit i madh që ende mbahet nga trupat ukrainase në provincën lindore të Luhansk, shkruan BBC.

Related Articles