Tre të vdekur dhe rreth 50 të lënduar në Misuri, përplaset treni me një kamion

Tre të vdekur dhe rreth 50 të lënduar në Misuri, përplaset treni me një kamion

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe rreth 50 persona thuhet se janë plagosur, pasi disa vagonë të një treni pasagjerësh dolën nga shinat gjatë rrugës nga Los Angeles për në Çikago.

Treni Amtrak Southwest Chief mbante rreth 243 pasagjerë dhe rreth 12 anëtarë të ekuipazhit kur u përplas me një kamion në një kalim hekurudhor “të pakontrolluar” në një zonë rurale të Misurit, tha një zëdhënës i patrullës së autostradës.

Dy persona në tren vdiqën së bashku me një person në kamion.

Spitalet raportuan se kishin pranuar më shumë se 40 pacientë nga përplasja dhe prisnin më shumë.

Treni kishte tetë vagonë, shtatë prej të cilëve dolën nga shinat. Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes.

Kalimet e pakontrolluara janë përgjithësisht ato pa porta, apo drita paralajmëruese.

Related Articles