Policia njofton se ka arrestuar një shtetza malazez nën dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë për krime luftë gjatë luftës në Kosovë.
Njësitet policore me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të Departamentit Special kanë kryer kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit dhe një zyre në fshatin Gorazhdec-Pejë, ku kanë sekuestruar katër shtëpiza të kompjuterit
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë 1998-1999 – NN. Me 27.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas malazez, nën dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës së cekur gjatë viteve 1998-1999. Njësitet policore me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të Departamentit Special kanë kryer kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit dhe një zyre në fshatin Gorazhdec-Pejë, ku kanë sekuestruar katër shtëpiza të kompjuterit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.