“Ballkani i Hapur është një nga shembujt rajonal i cili ka forcuar partneritetin mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
Kështu i ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, të martën gjatë një takimi – ka njoftuar zyra e presidentit serb.
E presidenti serb ka shkruar në Instagram për këtë takim që e ishte me njeriun që i përfaqëson SHBA-të në Beograd.
Temë e hapur mes tyre ishte edhe situata gjeopolitike, ka treguar Vuçiq.
Serbia e ka mbështetur sovranitetin territorial të Ukrainës, por nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së perëndimit për t’i vënë sansksione Kremlinit – shkak i lidhjeve të ngushta historike Serbi-Rusi.
“Një bisedë e hapur me ambasadorin Hill për situatën aktuale gjeopolitike rajonale dhe globale, por edhe për çështje praktike si investimet, bashkëpunimi ekonomik dhe diversifikimi i energjisë”, ka shkruar Vuçiq.
Temë trajitmi ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi – Vuçiq ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë.
Në këtë bisedë vend kanë zënë edhe marrëdhëniet ekonomike Serbi-SHBA, ku Vuçiq ka deklaruar se “Serbia është vend i përshtatshëm për investitorët e huaj”.