Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Ata kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55 në fshatin Kryshec.
Një nga të lënduarit është dërguar në QKUK.
“Sot rreth ores 20:55 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kryshec të komunës së Pejës. Gjatë asaj përleshje është përdorur arma e zjarrit, ku dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Pejës, ndërkaq pastaj njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, kanë thënë nga Policia.