Udhëheqësit botërorë janë mbledhur sërish sot në Madrid për një samit të NATO-s, ku lufta në Ukrainë do të dominojë në punime.
Ja çfarë mund të presim nga samiti në dritën e zhvillimeve të djeshme:
Udhëheqësit e NATO-s do të mbajnë sërish bisedime sot në kryeqytetin e Spanjës për drejtimin e ardhshëm të aleancës ushtarake pas pushtimit rus të Ukrainës.
Në një zhvillim të rëndësishëm mbrëmë, Turqia ra dakord të heqë kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në organizatë
Të dyja vendet do të ftohen zyrtarisht për t’iu bashkuar aleancës ushtarake sot, sipas shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai tha se anëtarët aktualë të NATO-s do të bien dakord për një “paketë gjithëpërfshirëse ndihme për Ukrainën, për t’i ndihmuar ata të mbështesin të drejtën për vetëmbrojtje” në samit.
Bisedimet e sotme pritet të paraqesin gjithashtu thirrje nga kryeministri Boris Johnson për aleatët që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në përgjigje të pushtimit të Rusisë “për të rivendosur parandalimin dhe për të siguruar mbrojtjen në dekadën e ardhshme”.
Samiti vjen ndërsa luftimet e ashpra në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës vazhdojnë.
Kjo pason një sulm me raketa në një qendër tregtare në qytetin qendror të Kremenchuk të hënën që vrau 18 njerëz.