Selimi takohet me Kurtin, ky është qëndrimi i AAK-së për Vettingun

Selimi takohet me Kurtin, ky është qëndrimi i AAK-së për Vettingun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me ish ministrin e Drejtësisë Selim Selimi, si përfaqësues i AAK-së, ku kanë diskutuar për Vettingun.

Këtë e ka konfirmuar, Lulëzim Blaka, zëdhënës i AAK-së, i cili ka thënë se Selimi ka dhënë qëndrimin e AAK-së se Vettingu është proces i rëndësishëm dhe se ka përkrahjen e kësaj partie.

Por, sipas tij, AAK nuk beson që procesi mund të ketë sukses, pa konsensus të plotë të brendshëm politik./Gazeta Enigma/

Related Articles