Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova që janë nisur sot për Haxh, kanë mbërritur për në Aeroportin e Xhedas.
Kjo u bë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës.
“Ju njoftojmë se grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova, të cilët kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, ka arritur në aeroportin e Xhedes”.
Ky grup ishte paraparë të nisej dje, por për shkak të një defekti në aeroplanin me të cilin do të fluturonin, udhëtimi është shtyrë për sot në ora 05:00 të mëngjesit.