Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur të mërkurën në Istog.
Policia njofton se një burrë është gjetur pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij.
Istog 28/29.06.2022-20:00-11:35. “Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”. /Gazeta Enigma/