Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka reaguar në lidhje me aktakuzën e vrasjes së Marigonës, shkruan Gazeta Enigma.
“Nuk pata forcë me e lexua deri në fund aktakuzën e cila e përshkruante vrasjen makabre të Marigonës”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka thënë se “Drejtësia nuk mjafton. Nuk mjafton dënimi i kriminelëve”.
“Kjo vrasje të na shërbejë si kambanë për ta luftuar e çrrënjosur një mentalitet i cili gruan e godet çdo ditë, në shtëpi, në punë, në hapësirën publike, e qe besa edhe në hapësirat virtuale”, thuhet në shkrimin e saj. “Dhimbje e trishtim pafund”, ka përfunduar ajo. /Gazeta Enigma/