Shkëndije Mujaj ka kohë prej kur ajo i është përkushtuar fesë islame.
Ajo i përmbahet fesë duke falur namazin dhe duke kryer vepra të mira.
Duke qenë se jemi në 10 ditët e fundit para festes së Kurban Bajramit, artistja ka bërë thirrje për agjërim.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në ‘Instagram’.
Mujaj ka theksuar të agjërojnë këto ditë sepse asnjë punë e mirë e bërë në ditët e tjera nuk është më e lartë se ato që bëhen në këto dhjetë ditë.
Tutje ajo ka shkruar edhe listën e detyrave që duhet bërë në këto ditë.
Postimi i plotë:
Prej Sot :
10 Ditët e para DHUL HIXHJES “Asnjë punë e mirë e bërë në ditët e tjera nuk është më e lartë se ato që bëhen në këto (dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes)”. – Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. (Sahih El-Buhari: 969)
Lista e detyrave:
• Agjëroni 9 ditët e para (veçanërisht në ditën e Arafatit)
• Falni Namazet Vullnetare (veçanërisht Tahaxhudin) • Ofroni Kurbanin (kurbanin e një kafshe)
• Lexoni nga Kurani Famëlartë
• Bëni një pendim të sinqertë
• Angazhohuni në Dua të bollshme (lutje drejtuar Allahut)
• Rritja e Dhikrit (përkujtimi i Allahut)
• Recitoni shumë fjalë; Subhan-Allah, El-hamdulilah, Allahu ekber, La ilahe il-Allah
• Dhuroni për bamirësi
• Mbani lidhjet farefisnore
• Hiqni dorë nga mëkati*