Reperi i njohur, Gramos Aliu, i njohur për publikun si Mozzik, është bërë baba i një djali me partneren e tij, Lotina Haziri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një dedikimi emocionues, ku ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për dhuratën e veçantë që ka marrë.
“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij”, ka shkruar Mozzik.
Ai ka treguar se sprovat e jetës nuk e kanë lodhur, por e kanë bërë më të fortë, ndërsa sot ndihet i bekuar për ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilit ia kanë vënë emrin Oz.
“Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë! U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë! Të duam shumë, Nana & Baba”, ka shkruar reperi.
