BE-ja nga sot do të pranojë certifikatat e vaksinimit dhe testeve të COVID-19 që lëshohen nga autoritetet e Kosovës.
Zyra e BE-së, ka njoftuar se e njëjta vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara nga Kosova që janë në përputhje me rregulloren e BE-së.
“Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga Kosova. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit. BE-ja ka financuar zhvillimin e tyre”, thuhet në njoftim.
NEWS????As of today, the ???????? will start accepting ????????-issued COVID-19 vaccination, test, and recovery certificates.
This applies to all????????certificates issued in accordance with the EU Regulation 2021/953 of the European Parliament and of the Council. The #EU funded their development.— European Union Kosovo (@EUKosovo) June 30, 2022